Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këto janë partitë në Kosovë që po e mbështesin protestën e 17 tetorit në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos4 tetor 2025 në 07:32
Këto janë partitë në Kosovë që po e mbështesin protestën e 17 tetorit në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Një protestë gjithëkombëtare pritet të mbahet më 17 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Kjo do të jetë protesta e tretë me radhë gjatë këtij viti, përmes së cilës është kërkuar lirimi i tyre.

Kjo protestë është mbështetur nga dy krerët e partive opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Krasniqi ka thënë se le të jetë kjo protestë thirrje e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën për liri.

“Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!” , ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Mbështetje kësaj proteste i ka dhënë edhe Haradinaj. “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, ka thënë ai.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se protesta do të jetë paqësore, me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nga Tirana u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave politike që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se ajo pason demonstratat e mbajtura më parë në Prishtinë dhe në Hagë, ku ndodhet selia e Dhomave të Specializuara.

“Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike, bashkohuni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që t’i kundërvihemi padrejtësive”, tha Gucati.

Organizatorët theksojnë se protesta synon të shndërrohet në një thirrje të përbashkët gjithëkombëtare kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK