Komandanti I forcës paqeruajtëse KFOR, gjeneral majori Özkan Ulutaş tha se NATO vazhdon të kërkojë llogaridhënie për raastin e Banjskës dhe që kryerësit e sulmeve të sillen përpara drejtësisë
Në një intervistë me RTV21, gjenerali Ulutaş tha se KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në asnjë negociatë të pretenduar për largimin e sulmuesve nga Kosova në vitin 2023 por ishte në detyrën e tij të rivendosjes së sigurisë në zonë. Komandanti I KFOR-it tha se KFOR-it do ta ruaj do të ruajë praninë e tij të përhershme në urën kryesore në lumin Ibër duke bërë patrullime të rregullta në zonat përreth për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ai tha se FSK nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa lejen e tij.
RTV21: Gjeneral Ulutaş faleminderit shumë që ndatë kohën tuaj me RTV 21 sot.
Gjeneral Ulutaş: Faleminderit shumë që më ftuat dhe më pritet këtu,
RTV21: Gjeneral, ky është mandati juaj i dytë në Kosovë. Në mandatin e pare erdhët në Kosovë disa javë pas rastit të Banjskës dhe dhunës kundër ushtarëve të KFOR-it. Po hyjmë në vitin e tretë që kur ndodhi ngjarja. Pse ende nuk ka ende llogaridhënie?
Gjenerali Ulutaş: Së pari, është privilegj për mua të udhëheq misionin më të gjatë dhe aktualisht më të madh të NATO-s, për herë të dytë dhe të vazhdoj të siguroj që përmes KFOR-it, NATO kontribuon në siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal. KFOR është shumë i fokusuar në zbatimin e detyrës së tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 drejt një mjedisi të qetë dhe të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE për Sundimin e Ligjit EULEX në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë pas dhunës në 2023, NATO iu përgjigj shpejt dukevendosur, përafërsisht 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe gjithashtu duke rritur pozicionin e forcave në veri të Kosovës. Ky ishte përforcimi më i madh i misionit tonë në një dekadë. KFOR nuk ka mandat për zbatimin e ligjit. Megjithatë, NATO mbetet e shqetësuar për rritjen e shkallës së dhunës në Kosovë në 2023. Dhe për më shumë se dy vjet, NATO ka vazhduar të kërkojë llogaridhënie dhe që kryerësit e këtyre sulmeve të sillen përpara drejtësisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, së fundi e ripohoi këtë çështje. E ritheksoi këtë në margjinat e takimit të fundit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, në fillim të këtij muaji. Ne llogarisim tek autoritetet serbe që të luajnë rolin e tyre në këtë aspekt. kemi vënë re arrestimet e kryera nga institucionet në Kosovë në lidhje me dhunën e paarsyeshme dhe të papranueshme të kryer ndaj forcave paqeruajtëse në 2023. Ne mirëpresim çdo hap për të mbrojtur sundimin e ligjit.
RTV21: Por dilemat në Kosovë ende mbeten, gjeneral: Kush lejoi sulmuesit të iknin nga Kosova?
Gjeneral Ulutaş: Siç kam thënë, zbatimi i ligjit është jashtë mandatit të KFOR-it, pra nuk është përgjegjësi e NATO-s për të kryer hetime penale. KFOR vazhdon të veprojë nën mandatin e tij të gjatë të OKB-së në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, sërish në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë. Të jemi të qartë. Asnjëherë KFOR-i nuk ishte i përfshirë në këto negociata të pretenduara për të lehtësuar tërheqjen e grupit të armatosur që sulmoi personelin e policisë së Kosovës në Banjskë. Përkundrazi, KFOR-i u thirr të forcojë praninë e tij në vendngjarje përmes koordinimit të KFOR-it të të gjitha veprimeve të nevojshme me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në mënyrë që të rivendoset siguria në zonë.
RTV21: Gjeneral, situata në veri është gjithnjë një temë e nxehtë. Gjithnjë. Ajo është përshkruar si stabile por ende e brishtë. Vazhdojnë të gjenden armë dhe municione këtu e atje në pjesën veriore të Kosovës dhe në pjesë të ndryshme të saj. A tregon kjo për ndonjë potencial për eskalim?
Gjeneral Ulutaş: Situata e sigurisë në Kosovë është relativisht stabile, por ne vlerësojmë se mbetet e brishtë për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Ndërsa nuk shohim shenja të një konflikti të afërt, zbulimet e vazhdueshme të armëve dhe municioneve në disa lokacione janë shkak për shqetësim. Prandaj, si KFOR, ne mbetemi vigjilentë. Mbajmë një prani të dukshme dhe fleksibile në të gjithë Kosovën. Kjo na lejon të jemi të pozicionuar në mënyrë adekuate për të përballuar çdo zhvillim të rëndësishëm që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Prania e përgjithshme e forcave dhe aktivitetet ditore krijojnë hapësirë për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga të gjitha palët. Eh, preferohet diplomacia mbi dhunën. Rruga drejt një sigurie të qëndrueshme ose stabiliteti është politik. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si kornizë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve. Dhe ne presim që Beogradi dhe Prishtina të angazhohen me mirëbesim. KFOR vazhdon të ofrojë kontributin e tij për këtë përparim të rëndësishëm.
RTV21: Forcat e KFOR-it, siç thatë ju, janë shtuar në pjesën veriore të Kosovës. Ju gjithashtu e mbajtët të mbyllur urën kryesore mbi lumin Ibër. Kur u takuat me z. Kurti, Kryeministër në atë kohë në vitin 2024, në përpjekjet e tij për ta hapur urën, çfarë argumenti i dhatë atij që të tërhiqej nga vendimi?
Gjeneral Ulutaş: Sipas praktikës sonë të rregullt, unë kurrë nuk zbuloj detajet e angazhimeve të mia zyrtare. Duke thënë këtë, më lejoni të theksoj tre pika kryesore. Së pari, rritja e pranisë së forcave në veri të Kosovës është një masë parandaluese për të siguruar që misioni ynë të jetë i pozicionuar mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij afatgjatë të OKB-së. Së dyti, veprimet e menjëhershme dhe të pakoordinuara, sidomos në veri të Kosovës, rrisin rrezikun e dhunës, gjë që minon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe rrit rrezikun me të cilin përballen trupat e KFOR-it. Prandaj, sigurimi i koordinimit efektiv dhe në kohë me KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar është jetik. Dhe ne mbështetemi te institucionet në Kosovë që ta bëjnë këtë si partner sigurie i NATO-s. Dhe pika e tretë. Pika e tretë. Më falni, do të doja të theksoja edhe pikën e tretë. KFOR-it do ta ruaj do të ruajë praninë e tij të përhershme në urën kryesore dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë e të sigurt në të mirë të të gjithëve.
RTV21: Ju keni këmbëngulur se ura është pjesë e dialogut. Deri tani është bërë pak në dialog për këtë çështje dhe vlerësohet se ka pak përparim edhe në çështje të tjera. Prandaj, mund t’ju pyes, a jeni të përfshirë si NATO në këto çështje në dialogun e Brukselit?
Gjeneral Ulutaş: Roli i KFOR-it është të mbajë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të bëjë atë që është ushtarakisht e mundur, por përsëri, një zgjidhje afatgjatë është politike. KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë…kontributin e tij në terren për të krijuar hapësirë që dialogu i mëtejshëm politik të ecë përpara. Në këtë drejtim. KFOR-i dhe NATO në tërësi e mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si kornizë për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura, në të mirë të të gjithëve.
