KFOR’i ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje Komandanti Ozkan Ulutas me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Në njoftim thuhet se Ulutas ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në mbarë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve.
Ulutas mori Komandën e KFOR-it javën e kaluar.
