Misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka bërë të ditur se ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë në një ushtrim të ashpër për aftësim në operacione të reagimit ndaj krizave dhe ballafaqim me zjarrin (“CRC & firephobia”).
Ky ushtrim është mbajtur me mbështetjen e instruktorëve hungarezë nga KTRBN dhe ka synuar të testojë dhe zhvillojë qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, si dhe të forcojë bashkëpunimin dhe punën ekipore ndërmjet trupave.
“Kjo është thelbësore për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.