Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kjo është arma e cila u përdor për plagosjen e tre personave në Deçan, arrestohet i dyshuari – Policia jep detaje

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 09:12
Kjo është arma e cila u përdor për plagosjen e tre personave në Deçan, arrestohet i dyshuari – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se janë plagosur tre persona në një lokal në Deçan.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, përmes Stacionit Policor në Deçan, rasti ka ndodhur më 13 janar 2026 rreth orës 00:15, në një lokal që ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur tre persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Në vendin e ngjarjes është arrestuar i dyshuari, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë e tipit Zoraki, kalibër 9 mm, një karikator, nëntë fishekë të kalibrit 9 mm si dhe tri gëzhoja.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 20:54Vazhdon protesta në Prishtinë, momenti kur hidhen mjete piroteknike drejt ndërtesës së Qeverisë
  • 20:54Rrahmani në protestën para Qeverisë: Vendimi i Speciales i padrejtë, PDK-ja po shqyrton veprimet juridike
  • 20:51Familjarët e dëshmorëve protestojnë në Reçak: Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë
  • 20:48Djali i Thaçit i buzëqeshur niset drejt Kosovës pas verdiktit të Hagës
  • 20:47Reuters publikon reagimin e turmës zemërthyer në Prishtinë, pas vendimit të Speciales