Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kjo është gjendja e edukatores që u godit nga një mjet i fortë – Spitali i Pejës del me detaje

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 14:46
Kjo është gjendja e edukatores që u godit nga një mjet i fortë – Spitali i Pejës del me detaje

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të edukatores e cila u raportua se është goditur me mjet të fortë në një institucion parashkollor në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar të Spitalit, pacientja është pranuar për trajtim mjekësor si pasojë e goditjes me mjete të forta. Pas ekzaminimeve të nevojshme dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, gjendja e saj është vlerësuar stabile, ndërsa e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm, sipas rekomandimeve mjekësore.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:40, kur një nxënës dyshohet se e ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë, edukatorja është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, të cilët po hetojnë rrethanat e këtij incidenti.

Pejë

Më shumë nga Lajme

  • 20:28Sërish hidhet gazlotsjellës, në shesh ku po protestohet ka edhe familje me fëmijë
  • 20:22Protesta, Policia del me njoftimin e fundit
  • 20:21Situata më e re në shesh: Ende numër i madh protestuesish, policia vazhdon të gjuajë gaz lotsjellës
  • 20:17Një pjesë e deputetëve të VV ende të bllokuar te Kuvendi, policia bën kordone afër tyre
  • 20:16Protestuesit i hedhin me mjete piroteknike policët para Qeverisë