Zyrtari policor i cili mori lëndime të rënda në krye të detyrës pas një aksidenti në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka tha se pacienti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, por tha se gjendja e tij është kritike.
“Pacienti po vazhdon me qëndru dhe të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv edhe më tutje. Për momentin gjendja është shumë e rëndë dhe kritike”, tha Uka për klankosova.tv.
