Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Klithma” shfaqet sonte në Prishtinë në kuadër të konferencës për krimet e luftës

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 08:05
Klithma” shfaqet sonte në Prishtinë në kuadër të konferencës për krimet e luftës

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, sonte në kinemanë Armata në Prishtinë do të shfaqet filmi artistik “Klithma”, me regji të Korab Lecajt.

Filmi trajton traumën psikologjike të burrave shqiptarë që gjatë luftës në Kosovë ishin viktima të dhunës seksuale, një temë e ndjeshme dhe pak e trajtuar në kinematografinë vendore. Përmes një narrative të fuqishme dhe qasjeje intime, vepra synon të hapë debat publik mbi plagët e heshtura të luftës dhe sfidat e mbijetesës pas traumës.

“Klithma” deri më tani ka fituar pesë çmime ndërkombëtare në festivale të ndryshme filmi, duke u vlerësuar për trajtimin artistik, interpretimin dhe guximin tematik. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Pas shfaqjes do të mbahet një diskutim i hapur me publikun, ku do të marrë pjesë regjisori Korab Lecaj. Diskutimi pritet të fokusohet në procesin krijues të filmit, sfidat në trajtimin e një teme kaq të ndjeshme, si dhe në rëndësinë e adresimit të traumave të mbetura nga lufta përmes artit dhe debatit publik.

Më shumë nga Lajme

  • 15:49Përditësimi i fundit: A ka pritje në pikat kufitare të Kosovës këtë pasdite?
  • 15:38Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
  • 15:19Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë
  • 15:06Tahiri-Kurtit: Nuk do ta merrni Presidencën pa konsensus, Kosova nuk do të bëhet parti-shtet
  • 14:29Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge