Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 14:17
KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë, duke kërkuar hetim urgjent për mënyrën e përdorimit të forcës ndaj protestuesve dhe qytetarëve.

Sipas KMDLNj-së, gjatë mbrëmjes së 5 tetorit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë pa paralajmërim ndaj protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe forcë fizike, të cilat ky institucion i vlerëson si joproporcionale me situatën.

"Gazi lotsjellës u përdorë në masë të madhe sikur që dhuna fizike ishte brutale ndaj një qytetari i cili kur u ushtrua dhunë ndaj tij nuk paraqiste asnjë rrezik për policinë dhe sigurinë. Policia intervenoi pa asnjë paralajmërim duke rrezikuar edhe kalimtarët e rastit , pleq , gra dhe fëmijë që nuk ishin protestues . Policia përdori gaz lotsjellës me afat të skaduar , në sasi të mëdha dhe në mënyrë joproporcionale" .

“KMDLNj ishte në vendin e ngjarjes deri në orët e vona dhe konstaton se përdorimi i dhunës ishte i panevojshëm dhe i shmangshëm”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNj-së, përshkallëzimin e situatës e ka nxitur ndërhyrja e Policisë, pas së cilës, sipas tyre, edhe një pjesë e protestuesve kanë shfaqur sjellje më agresive.

KMDLNj ka theksuar se përkrah të drejtën për protestë për aq kohë sa ajo zhvillohet në mënyrë paqësore dhe nuk ushtrohet dhunë ndaj të tjerëve. Në të njëjtën kohë, Këshilli ka kërkuar respektimin e lirisë së lëvizjes dhe të drejtës së deputetëve për të ushtruar mandatin e tyre pa presion.

“KMDLNj përkrah fuqishëm të drejtën e deputetëve që të votojnë në përputhje me mandatin e tyre, pa iu nënshtruar asnjë presioni dhe krejtësisht sipas vullnetit të lirë që ua garanton ligji dhe mandati”, thuhet në reagim.

Këshilli ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të hetojë me urgjencë rastet ku dyshohet se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre duke përdorur forcë të tepruar ndaj protestuesve, qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

Po ashtu, KMDLNj ka propozuar që komisionet përkatëse parlamentare të thërrasin për raportim drejtorin e Policisë së Kosovës dhe ministrin e Punëve të Brendshme, lidhur me përgjegjësitë institucionale për situatën e krijuar.

Në reagim, KMDLNj ka kërkuar që Policia e Kosovës kriter kryesor të ketë zbatimin e ligjit dhe integritetin profesional, duke paralajmëruar kundër përdorimit të policisë si instrument dhune në zhvillimet politike.

Në fund, KMDLNj u ka bërë thirrje politikanëve që të gjejnë një zgjidhje politike, të ulin tensionet dhe të shmangin veprimet që mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

ndajkmdlnjprotestuesve

Të ngjashme

U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë

U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë

07:56
Zhvillimi i protestës, Poicia del me njoftim të ri

Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri

23:06
Reçica publikon pamje: Policia të mos përdorë dhunë ndaj fëmijëve të dëshmorëve e të veteranëve

Reçica publikon pamje: Policia të mos përdorë dhunë ndaj fëmijëve të dëshmorëve e të veteranëve

22:35
Haradinaj para protestuesve: Po na dhimbseni ju, po na dhimbsen ata që janë në Hagë

Haradinaj para protestuesve: Po na dhimbseni ju, po na dhimbsen ata që janë në Hagë

22:08

Më shumë nga Lajme

  • 15:24Kurti: Çështjen e krerëve në Hagë nuk e kemi ndërlidhur me presidentin
  • 15:21PDK dhe Aleanca japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
  • 15:20Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi, kjo është fytyra e Albin Kurtit
  • 14:46Bedri Hamza i prerë: PDK nuk pranon kushte!
  • 14:45Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale