Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

GD
Gazeta Demos22 dhjetor 2025 në 16:55
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësime për kushtet që Policia e Kosovës është duke u përballur .

Ai ka dalur sërish me një reagim tjetër duke publikuar uniformën e një polici të vjetëruar.

Koci ka thënë se brenda katër viteve, vetëm një herë policia është pajisur me rroba të reja.

Postimi i plotë:

“Këtë mesazh po e ndaj me ty në mënyrë miqësore sepse si polic, nuk ndihem i lirë t’i ngris këto çështje në publik, nga frika se në një formë apo tjetër mund të atakohem me masa disiplinore.”

Kështu më shkruajti një zyrtar i Policisë së Kosovës, menjëherë pasi ngrita publikisht mungesën dhe vjetërsimin e uniformave.

Polici ka mbi katër vite shërbim dhe gjatë kësaj kohe është pajisur me uniformë vetëm një herë.

Përdorimi i përditshëm në terren dëshmon vjetërimin e këmishës: e zbardhur dhe pjesërisht e shqyer.

Turp!

———-

Kërkesat zyrtare janë bërë. Përgjigjja ka qenë e njëjtë: mungesë e unifromave.

Problemi është i njohur dhe i neglizhuar.

Sidoqoftë, për mua është edhe më brengosëse, që policët nuk flasin hapur për këto çështje.

Policia e Kosovës mban barrën kryesore të rendit dhe sigurisë publike. Çdo neglizhencë ndaj kushteve të saj të punës reflektohet drejtpërdrejt te qytetarët.

Kjo situatë nuk është e pranueshme.

Do të vazhdoj ta ngre zërin për këto probleme dhe t’i bëj publike kur nuk dalin vetë në sipërfaqe.

Prandaj, i ftoj të gjithë zyrtarët dhe qytetarët që përballen me çështje të ngjashme të më dërgojnë informata. Çdo mesazh do të trajtohet me përgjegjësi.

Përndryshe, respekti për policinë është respekt për shtetin dhe për qytetarin.

P.S.

Në foto është këmisha e një polici që e njoh personalisht. Është pedant. Por kur uniforma përdoret për vite pa u ndërruar, vjetërohet

Arianit Koci

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Nisja e procesit mësimor, vjen reagimi i SBASHK-ut
  • 21:04“Kur duhej mbështetur EULEX-i, ishin kundër” – Behrami kritikon Kurtin pas takimit me Lopes
  • 20:54Rritja e çmimit të naftës, Mulaj: Qeveria Kurti nuk e ka fokusin tek sfidat ekonomike
  • 20:49Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku vdiqen tre persona në Durrës
  • 20:24‘Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë’, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë LS