Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koçollari: Kosova ishte prioritet i Shqipërisë që nga pas Luftës së Dytë Botërore

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 22:21
Koçollari: Kosova ishte prioritet i Shqipërisë që nga pas Luftës së Dytë Botërore

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, Irakli Koçollari, ka deklaruar se çështja e Kosovës ka qenë ndër prioritetet kryesore të shtetit shqiptar që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas tij, një moment i rëndësishëm ishte vizita e parë e ish-udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha, në ish-Jugosllavi në vitin 1946.

Koçollari tha se, bazuar në burime arkivore ruse, gjatë takimeve në Beograd, Hoxha e kishte ngritur menjëherë çështjen e Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.

“Kosova ishte pjesa më e rëndësishme dhe më vitale e historisë por edhe e ndërgjegjes sonë. Interesat e Shqipërisë për Kosovën kanë qenë permanente jo vetëm në të 90-tën por kanë qenë shumë kohë përpara. Unë do të përmend disa gjëra që do të lidhen me vëmendjen, interesin dhe punën e madhe e madhe që është bërë në Shqipëri, duke filluar të paktën nga viti ’45 për Kosovën. Besoj që duhet të keni dëgjuar se në ’46-tën është realizuar vizita e parë e Hoxhës në ish-Jugosllavi. Vëmendja, dëshira dhe ankthi dhe dashuria jonë dhe prindërve tonë për Kosovën ka qenë aq e madhe, sa njerëzit këtu nuk mund ta kuptojnë dot. Por t’i referohem vizitës që e përmenda, të paktën jo nga burimet tona, por nga burimet dhe arkivat ruse, duhet përmend vetëm një fakt.

Në vizitën e parë të takimeve që ka ardhur Hoxha në Beograd, mbas vizitës disaditore, që disa marrëveshje nuk u nënshkruan, ka një rregull protokollar për tu shpjeguar. Ambasadori jugosllav në Tiranë, kur kryeministri shqiptar shkon atje, ai shkon përpara dhe e pret atje bashkë me kryeministrin e vendit. Ambasadori jugosllav ka shkuar dhe ka shoqëruar gjithë vizitën. Pas kësaj ai është kthyer në Tiranë.Sovjetikët të interesuar shumë se si shkoi vizita, se ishte e para e shteti amë, në territorin ku ndodhej edhe gjysma e popullsisë së tij. Ambasadori sovjetik kërkon ambasadorin jugosllav, i thotë si shkoi vizita e Hoxhës në Beograd. Ai i tërbuar thotë si mund të shkonte mizërie fare, se ky zagar thotë për Enver Hoxhën, pas zbritur mirë nga shkallët e avionit, i thotë Titos çështja e parë që do të flitet në rendin e ditës do të jetë çështja e Kosovës dhe bashkimi i saj me Shqipërinë”, ka thënë Koçollari./Dukagjini.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona