Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” me aksion në Lipjan: Poshtë brutaliteti policor

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 22:43
“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” me aksion në Lipjan: Poshtë brutaliteti policor

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar pas vdekjes së 27 vjeçarit nga Lipjani.

“Brutaliteti është qenësor në ekzistencën dhe funksionin e policisë. Ndërveprimi përmes dhunës, frikësimit, dehumanizimit, shqetësimit e tentativës për kontroll është rutinore për shumë prej nesh që ndeshemi me këtë institucion”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Parëmbrëmë, disa policë e arrestuan dhunshëm dhe e vranë Agon Zejnullahun në mes të Lipjanit. Brutaliteti policor që e la pa frymë Agonin nuk ishte shpërdorim i izoluar i forcës dhe pushtetit, por një normë e cila e përshkon raportin që institucioni i policisë ka krijuar me civilët/et. Brutaliteti është qenësor në ekzistencën dhe funksionin e policisë. Ndërveprimi përmes dhunës, frikësimit, dehumanizimit, shqetësimit e tentativës për kontroll është rutinore për shumë prej nesh që ndeshemi me këtë institucion.

Ndonëse konteksti historik i krijimit të policisë shtetërore të pavarur nga kolonializmi dhe okupimi jugosllavo-serb e ka ndërtuar një raport specifik të shoqërisë tonë me policinë, ajo nuk e ka tjetërsuar funksionin e saj kyç -ruajtja e interesave të klasës sunduese përmes forcës. Duke qenë kështu, policia si institucion është dëshmuar të jetë shpesh dhunues i atyre që kërkojnë ndihmë, i grupeve më të cenueshme shoqërore dhe i atyre që i kundërvihen padrejtësive shtetërore.

Megjithatë, ekspozimi tronditës i kësaj dhune që la të vrarë Agon Zejnullahun përveç që pahëson natyrën e dhunshme të policisë, është edhe një moment kritik për ndërgjegjen kolektive. Vrasja e tij, tashmë e regjistruar edhe vizualisht në kujtesën tonë, duhet të na bëjë të lëvizim, të organizohemi dhe t’i kundërvihemi dhunës e cila asnjëherë nuk është e rastësishme dhe e izoluar. Thërrasim në mobilizim shoqëror për siguri të gjithësecilës e secilit prej nesh, dhe për të kërkuar drejtësi post-mortum për Agonin.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 16:59“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit
  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator