Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 17:27
Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, Joni K. Ernst.

Senatorja Ernst ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati dhe Agjutantin e përgjithshëm të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.

Gjatë takimit, sipas njoftimit, Gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së.

“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe sfidat e përbashkëta.”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, sipas njoftimit, Jashari shprehu mirënjohjen për senatoren Ernst për vizitën dhe për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit dhe marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

ernstsenatorenfsk-së

Më shumë nga Lajme

  • 23:12Lëvizjet në Policinë e Kosovës, Basri Shabani emërohet drejtor rajonal në Prizren
  • 22:38Janina Ymeri për Rizvanollin: I shpik dikun 300-400 megavat – E pyes ministren, këto në raport nuk po dalin, ku i ke gjetë?
  • 22:25Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar i drejtorit rajonal në Ferizaj
  • 22:14Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
  • 22:12Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret