Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komandanti i KFOR-it takon Kingjin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon

GD
Gazeta Demos24 dhjetor 2025 në 15:25
Komandanti i KFOR-it takon Kingjin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth.

“Gjenerali Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR”, tha misioni i NATO-s në një njoftim.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Ozkan Ulutash

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Hoxha i reagon Daçiqit: Ajo gjuhë nxitëse s’mund të shpërfillet, Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në çdo mënyrë
  • 17:48Armend Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, Kosova ka kapacitete për ta mbrojtur veten
  • 17:48Kingji pret në takim komandantin e KFOR-it, Ulutash, në përfundim të mandatit
  • 17:33Ahmeti: Kosova po rrezikon tërheqjen graduale të njohjeve
  • 17:23Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident