Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komandanti i KFOR-it viziton selinë e EUFOR-it në Sarajevë, diskutohet bashkëpunimi për sigurinë në Kosovë

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 20:22
Komandanti i KFOR-it viziton selinë e EUFOR-it në Sarajevë, diskutohet bashkëpunimi për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në selinë e misionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR-Althea), në kampin Butmir të Sarajevës.

Gjatë takimit me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Florin-Marian Barbu, dhe zëvendëskomandantin e këtij misioni, gjeneral brigade Uberto Incisa di Camerana, është diskutuar për mbështetjen që KFOR-i ofron për sigurinë në Kosovë, rolin e tij në forcimin e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me EUFOR-in dhe Shtabin e NATO-s në Sarajevë.

Sipas njoftimit, palët kanë vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta stërvitore dhe të koordinimit të ngushtë ndërmjet dy misioneve. Gjeneralmajor Ulutaş ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me EUFOR-in si pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për forcimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 22:30Policia ju liron rrugën deputeteve te PDK
  • 22:22Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë
  • 22:19OVL-UÇK: Kategori të dala nga lufta, mëngjesi nesër duhet të na gjejë në sheshet e Prishtinës
  • 22:19Gola flet për protestën: E rëndë dhe dorën në zemër mjaft absurde
  • 22:18“Ligji nuk u votua, protesta vazhdon” - Çlirim Haziri: Kërkesa mbetet e njëjtë