Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, në fokus optimizimi i KFOR-it

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 17:12
Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, në fokus optimizimi i KFOR-it

Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR), Gjenerali Alexus G. Grynkewich, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori.

Sipas njoftimit të KFOR-it, vizita rikonfirmon angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.

Gjatë takimit, Grynkewich dhe Vergori diskutuan procesin e optimizimit të KFOR-it, i cili bazohet në vlerësimin e zhvillimeve pozitive në mjedisin e sigurisë.

KFOR-i ka bërë të ditur se çdo ndryshim në madhësinë dhe përbërjen e misionit do të realizohet në mënyrë graduale dhe të kalibruar, duke u mbështetur në vlerësimet e vazhdueshme në terren.

Po ashtu, është theksuar se përshtatjet do të mbeten të kthyeshme në rast të zhvillimeve të rëndësishme që mund të ndikojnë në sigurinë lokale dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë vizitës, dy gjeneralët u takuan edhe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të Listës Serbe. Në këto takime u theksua se siguria e qëndrueshme kërkon zgjidhje politike, dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim.

Vizita përfundoi në Manastirin e Graçanicës, ku Grynkewich dhe Vergori u takuan me përfaqësues fetarë.

Në fund, KFOR-i rikonfirmoi se do të vazhdojë të jetë garantues i stabilitetit dhe të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij nga OKB-ja.

kfor-itkomandantisuprem

Të ngjashme

Vizita e komandantit të NATO’s për Evropë, FSK jep detaje se çfarë u diskutua gjatë takimeve me Jasharin dhe Maqedoncin

Vizita e komandantit të NATO’s për Evropë, FSK jep detaje se çfarë u diskutua gjatë takimeve me Jasharin dhe Maqedoncin

16:46
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

22:26

Më shumë nga Lajme

  • 17:48Vrasja e Arlinda Zekajt, flet Hoxha: Dhashë dorëheqje morale
  • 17:47Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL-i për vjedhje në Luksemburg
  • 17:46“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Istog
  • 17:13Mbyllet tuneli te kurrizi në Prishtinë për dy ditë, Komuna tregon arsyen
  • 16:46Tym i zi para Ministrisë së Drejtësisë – protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës