Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komenti i komandantit të KFOR-it për xhandarmërinë e Kurtit: Të shmanget dyfishimi i përpjekjeve

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 18:22
Komenti i komandantit të KFOR-it për xhandarmërinë e Kurtit: Të shmanget dyfishimi i përpjekjeve

Krijimi i një force të xhandarmërisë në Kosovë është çështje e kësaj të fundit, por KFOR dhe NATO duket se me tepër preferojnë një “ruajtje të roleve dhe përgjegjësive të qarta të të gjithë ofruesve të sigurisë”, sesa një “dyfishim të përpjekjeve”.

“Ajo që është e rëndësishme për ne, në fund të fundit, është të sigurohet efikasiteti dhe të shmanget dyfishimi i përpjekjeve”, tha komandanti i KFOR-it, Ozgan Ulutash, kur u pyet për këtë çështje, në një intervistë për KosovaPress.

“Ruajtja e roleve dhe përgjegjësive të qarta është thelbësore për të garantuar që të gjithë ofruesit e sigurisë të kontribuojnë në mënyrë efektive për një mjedis të sigurt dhe të qetë, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

Sipas tij, formimi i xhandarmërisë nuk do të ketë ndonjë ndikim te përgjegjësitë e KFOR-it.

“Në çdo rast, zhvillime të tilla nuk ndikojnë në mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Ulutash.

I pyetur nëse autoritetet kosovare që po duan ta themelojnë xhandarmërinë janë konsultuar me KFOR dhe NATO për këtë gjë, Ulutash u përgjigj: “U takon institucioneve të Kosovës të komentojnë më në detaje për këtë çështje’.

Ai tha se NATO vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili sipas rolit të vet si reagues të sigurisë, teksa në këtë radhitje te ofruesve të sigurisë nuk e përmendi xhandarmërinë.

“Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve”, shtoi Ulutash.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare