Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komercialja e pezulloi vendimin për “treg të lirë”, ZRRE thotë se sot nis shkyçjen e konsumatorëve – çfarë do të ndodhë?

GD
Gazeta Demos31 korrik 2025 në 07:45
Komercialja e pezulloi vendimin për “treg të lirë”, ZRRE thotë se sot nis shkyçjen e konsumatorëve – çfarë do të ndodhë?

Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për tregun e hapur energjetik.

Vendimin e ka konsideruar Oda Ekonomike e Kosovës si shumë të rëndësishëm, duke kërkuar nga ZRRE që ta anulojë këtë vendim.

“Me aktgjykimin e fundit të datës 29.07.2025, KA.nr.301/25, Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, ka anuluar në tërësi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) të datës 12.03.2025, përmes të cilës janë njoftuar kompanitë për kalimin e detyrueshëm në tregun e hapur të energjisë elektrike. Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se ky është një vendim i rëndësishëm, që njëherësh konfirmon shqetësimet e ngritura në vazhdimësi nga komuniteti i biznesit dhe nga vetë Oda, lidhur me mënyrën e njëanshme dhe jo transparente të zbatimit të këtij procesi. Në mungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike”.

“ZRrE është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës, dhe moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë të rendit juridik që sjellë përgjegjësi penale. Që nga fillimi, Oda Ekonomike e Kosovës ka qenë zëri institucional që ka qëndruar në mbrojtje të interesit të bizneseve, duke kundërshtuar vendime të njëanshme që rëndojnë prodhimin dhe ekonominë vendore në tërësi. Përmes veprimeve ligjore, kërkesave zyrtare dhe adresimit të vazhdueshëm publik, Oda ka qëndruar krah biznesit dhe do të vazhdojë të luftojë çdo vendim që cenon të drejtën e barabartë dhe trajtimin e drejtë të komunitetit ekonomik në vend”.

“Oda Ekonomike e Kosovës fton institucionet përgjegjëse që të marrin seriozisht vërejtjet e shprehura nga komuniteti i biznesit dhe të angazhohen në politika gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që përkrahin zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.

KEDS ka lajmëruar se nga sot do të nisë shkyçjen nga rrjeti për konsumatorët që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me rrymë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë.

Megjithatë, ende nuk dihet se çka ndodh të ndodhë pas vendimit të ri të Gjykatës Komerciale.

Më shumë nga Lajme

  • 10:52I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, prokuroria kërkon paraburgim
  • 10:51100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë
  • 10:28Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi