Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 07:52
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme

Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nëntorit.

Në mesin e aktiviteteve të parapara janë takimet me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Belgjikës, diskutimi për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe shqyrtimi i tri projektligjeve në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Sipas agjendës së Kuvendit, aktivitetet do të nisin në orën 09:45, kur Komisioni për Integrim Evropian do të mbajë takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel. Takimi do të zhvillohet në sallën N-204, raporton IndeksOnline.

Në orën 10:30, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur do të takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Tema kryesore e këtij takimi do të jenë çështjet që ndërlidhen me marrjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Mbledhja do të mbahet në sallën N-506.

Po ashtu, në orën 11:00 është paraparë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku do të shqyrtohet procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të propozuara për seancën plenare është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. Në agjendë janë gjithashtu deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave.

Ndërkohë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë dy aktivitete gjatë ditës. Në orën 11:00, në sallën N-302, do të mbajë takim me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Në orën 12:00, po ky komision do të shqyrtojë tri projektligje që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale.

Bëhet fjalë për Projektligjin nr. 11/L-032 për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare.

Në shqyrtim do të jenë edhe Projektligji nr. 11/L-033 për ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe Projektligji nr. 11/L-034 për ratifikimin e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet dy shteteve.

Të tria projektligjet janë pjesë e agjendës së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të trajtojë edhe pika të tjera të rendit të ditës

luftëskomisionetparlamentare

Të ngjashme

Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

16:13
Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit

13:50
MPJD-ja dhe Instituti i Krimeve të Luftës nënshkruajnë memorandum për dokumentimin e krimeve të luftës

MPJD-ja dhe Instituti i Krimeve të Luftës nënshkruajnë memorandum për dokumentimin e krimeve të luftës

16:29

Më shumë nga Lajme

  • 07:50Ky pritet të jetë moti për sot
  • 23:59Dogana parandalon kontrabandën me fishekë për gjueti
  • 23:3120 milionë euro shtesë ndahen për pensionet bazike, ndryshohet buxheti i vitit 2026
  • 23:21Ligji për Specialen drejt rishikimit, grupi punues merr detyrën për hartimin e projektligjit deri javën e ardhshme
  • 23:18Abdixhiku në Darkën e Lamës në Bruksel: Mërgata shkroi një pjesë të historisë së Kosovës