Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komisioni për Integrim Evropian miraton Planin e Punës për sesionin vjeshtor

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 10:51
Komisioni për Integrim Evropian miraton Planin e Punës për sesionin vjeshtor

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar me shumicë votash Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, duke paraparë shqyrtimin e projektligjeve në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe takime me përfaqësues të institucioneve vendore e evropiane, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se do të sigurohen që projektligjet që kalojnë në këtë komision të jenë në harmoni me legjislacionin e BE-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Qeverinë dhe Bashkimin Evropian.

“Do të shqyrtojmë me kujdes të gjitha projektligjet që vijnë në komisionin tonë, duke u siguruar që ligjet që i kalojmë janë në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky është funksioni jonë primar, dhe për këtë kisha bërë thirrje që ne të jemi jashtëzakonisht të angazhuar dhe të përkujdesemi që secili ligj që kalon në këtë komision të jetë në harmoni me Bashkimin Evropian. Dhe këtë do ta bëjmë edhe me kontakte edhe me qeverinë, edhe me Bashkimin Evropian, ekspertizë të ndryshme të cilën si komision do ta sigurojmë përpara se ne të votojmë nëpër kalimin e projektligjeve. Kemi caktuar edhe një takim gjatë muajit tetor, edhe me kryenegociatorin për integrim evropian. Do ta thërrasim këtu dhe do të bisedojmë bashkë për proceset që janë duke u shtyrë përpara, sikurse edhe për takimet e fundit që ka zhvilluar në Bruksel. Për muajin tetor kemi planifikuar takime edhe me zyrtar të BE-së”, tha ajo.

Gjatë diskutimit për planin, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, propozoi që në kuadër të aktiviteteve për muajt tetor dhe nëntor të përfshihet edhe perspektiva e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, si dhe të organizohen takime me komisionet përkatëse parlamentare në Prishtinë.

“Na duhet një shyqrtim më i përgjithshëm me shoqërin civile. Mirëpo mendoj që në kuadër të planit tonë, që është tetor dhe nëntor, do të ishte mirë ta kemi pak edhe perspektivën nga Mali i Zi dhe Shqipëria, sepse këto vende të cilat janë duke lëvizur drejt integrimit të Bashkimit Europian dhe me komisionet përkatëse të kemi takim pune në Prishtinë, mendoj unë, është shumë e rëndësishme t’i ftojmë ata të vijnë në Prishtinë dhe të kemi mundësi një shkëmbimi të komisioneve parlamentare mbi rolin që këto dy komisione respektive kanë”, tha Gashi.

Ndërkaq, anëtarja e PDK-së në këtë komision, Vlora Çitaku, propozoi që rekomandimet dhe propozimet e anëtarëve të dorëzohen me shkrim, në mënyrë që diskutimi të jetë më efikas.

“Unë propozoj që ne me shkrim t’i dorëzojmë propozimet tona, se mund të zgjasë me orë diskutimi”, tha Çitaku.

evropianintegrimplanin

Të ngjashme

Eurodeputetët e Parlamentit Evropian reagojnë për protestat në Tiranë: Dënojmë përshkallëzimin

Eurodeputetët e Parlamentit Evropian reagojnë për protestat në Tiranë: Dënojmë përshkallëzimin

11:33
“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë anëtarësimit”, ministri Hoxha: Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë anëtarësimit”, ministri Hoxha: Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort

12:34

Më shumë nga Lajme

  • 11:56Vdes aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha - Haradinaj shpreh ngushëllime: Na ka pikëlluar të gjithëve
  • 11:56Vdes aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha - Haradinaj shpreh ngushëllime: Na ka pikëlluar të gjithëve
  • 11:53Kërcënimi me bombë detyron avionin nga Tel Avivi drejt Vjenës të ulet në Bullgari
  • 11:40Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë
  • 11:39Vitia: 53.4% e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë