Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit nr 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017.

Po ashtu komisioni miratoi marrëveshjen tjetër me BE-në për IPA 2018, raporton KP.

Pas miratimit të dy projektligjeve komisioni mbylli punimet.