Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, në një konferencë për media ka deklaruar se menaxhimi për pastrimin e mbeturinave është bërë i vështirë, për shkak të ndryshimit të orarit të deponisë së Mirashit.
Ndër të tjera, ajo tha se që nga 18 tetori 2024 e deri më sot, sipas saj, ministri i Financave, Hekuran Murati, qëllimshëm nuk e nënshkruan fillimin e projektit me Bankën Zhvillimore Gjermane për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.
“Hekuran Murati, qëllimshëm nuk e nënshkruan kredinë prej 74 milionë eurosh që mundëson blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve”, tha Musmurati.
