Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 13:50
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

Komuna e Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike.

Asamblistja Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Ajo ka shtuar se dhënia në shfrytëzim të këtyre pronave, krijon hapësirë për rritjen e të hyrave vetanake të komunës.

Asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri ka thënë se shpreson që lista e pronave t’i përmbajë të gjitha elementet që kërkohen me ligj.

Besa Shahini nga PSD-ja ka thënë se ka keqmenaxhim të përmasave të mëdha të pronës publike në Prishtinë. Ka thënë se dëmi që i është shkaktuar komunës është mbi 200 mijë euro.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim.

Sipas tij, me sjell një listë me mbi 5288 prona në një seancë të jashtëzakonshme dhe të kërkojë nga asambleja të votojë pa plotësim të dokumentacionit, nuk është në rregull.

Ka thënë se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund të shërbejë për shumë veprime të tjera të jashtëligjshme. Mund të ketë qytetarë që kanë ndërtu dhe është një lloj shantazhi kundër tyre. unë kërkoj që dokumentacioni të plotësohet sot dhe lista të miratohet”, ka thënë ai. “Në këtë listë janë 17 parcela në të cilat është ndërtu një lagje luksoze, lagjja ‘Marigona’, sponsorëve të Ramës. Kjo është tentativë që të legjitimohet keqpërdorimi i pronës publike”, ka thënë ai.

Më shumë nga Lajme

  • 08:25Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 08:24Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
  • 08:20Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dyti, kishte dhe familje të tjera…
  • 08:19E rëndë: 72-vjeçari humb jetën në aksident trafiku
  • 08:16Kim dhe Putin riafirmojnë lidhjet në Ditën e Çlirimit të Koresë