Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komunat dalin sot në protestë para Qeverisë: Rama e Gjini akuzojnë Kurtin për bllokim, presion dhe centralizim

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 09:35
Komunat dalin sot në protestë para Qeverisë: Rama e Gjini akuzojnë Kurtin për bllokim, presion dhe centralizim

Sot, Asociacioni i Komunave të Kosovës do të mbajë protestë para Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00. Protesta është paralajmëruar si paqësore, institucionale dhe jopartiake.

Një ditë para protestës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi një video në Facebook, përmes së cilës u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe kërkoi nga ekzekutivi qendror që të mos ua marrë komunave atë që, sipas tij, u takon.

“Nuk mundesh me ua marrë qytetarëve buxhetin, me ua blloku projektet e me ua ndal zhvillimin vetëm pse nuk të kanë votuar. Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka deklaruar Rama.

Rama ka akuzuar Qeverinë se po bllokon fondet dhe projektet komunale, duke e lidhur këtë me përkatësinë politike të komunave. Ai ka thënë se që nga viti 2022, buxheteve komunale u janë marrë mbi 344 milionë euro për obligime të krijuara në nivelin qendror, ndërsa vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, sipas tij, janë marrë rreth 55 milionë euro.

Edhe kryetari i Aleancës dhe i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e komunave të Kosovës, e cila do të mbahet sot në Prishtinë, kundër asaj që ai e konsideron cenim të kompetencave dhe të drejtave ligjore të pushtetit lokal nga niveli qendror.

Gjini ka thënë se komunat janë “adresa e parë e qytetarëve” dhe segmenti kryesor i përfaqësimit të tyre institucional, ndërsa ka akuzuar nivelin qendror se po ndërhyn në mënyrë të jashtëligjshme dhe me motive politike në kompetencat komunale.

Ai ka përmendur shkurtimet buxhetore, lënien jashtë planifikimeve financiare të mbi 3.100 mësimdhënësve, moskompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, centralizimin e inspektorateve dhe punësimit në shërbimin civil, si dhe kufizimet që, sipas tij, po vendosen ndaj pronave komunale.

Protesta e sotme e AKK-së synon, ndër të tjera, mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve nga kontratat kolektive, si dhe kundërshtimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

ramagjinikomunat

Të ngjashme

Rama i bën thirrje VV-së që të votojnë pro ndërmarrjes së re të pastrimit: Ta shohim a jeni për Prishtinën apo veç kundër Përparimit

Rama i bën thirrje VV-së që të votojnë pro ndërmarrjes së re të pastrimit: Ta shohim a jeni për Prishtinën apo veç kundër Përparimit

17:42
Rama për marrëveshjen VV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit

Rama për marrëveshjen VV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit

15:00
Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

14:10
Rama: O Albin, a merr vesh, buxheti i komunës s’është instrument i disiplinimit politik

Rama: O Albin, a merr vesh, buxheti i komunës s’është instrument i disiplinimit politik

12:19

Më shumë nga Lajme

  • 19:086 deputetë të LDK kundër Sejdiut president, flet Arbërie Nagavci
  • 19:05Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”
  • 19:02Deputeti i LDK, Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
  • 19:00Donika Kadaj: Pas bllokadës, Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë
  • 19:00Egzon Pacolli: Këta janë LDK-ja e vërtetë, që nuk bien pre e kurthit të Kurtit