Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova se komunat planifikojnë të protestojnë në mbrojtje të buxheteve komunale.
Ibrahimi tha se protesta pritet të mbahet në shtator, duke theksuar se komunat po kërkojnë zgjidhje për problemet financiare me të cilat po përballen.
