Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konfirmohet murtaja te një fermë delesh në Landovicë

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 14:32
Konfirmohet murtaja te një fermë delesh në Landovicë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar fermerët se pas kontrolleve të vazhdueshme, është konfirmuar prania e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në fshatin Landovicë të Prizrenit.

“Pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar një rast me PPR në një fermë me dele në këtë fshat”, thuhet në njoftimin e AUVK-ut.

“Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu. Megjithatë, ajo shkakton dëme të mëdha në shëndetin e kafshëve, rrit ngordhshmërinë dhe ka ndikim të rëndë në ekonominë blegtorale”.

AUVK-u ka njoftuarës ka ndërmarrë masa si kontrolli dhe mbikëqyrja e vazhdueshme në zonën e prekur, asgjësimi i kafshëve të prekura, kufizimi i lëvizjes së kafshëve në zonat tjera, si dhe njoftimi dhe bashkëpunimi me fermerët lokalë.

Ata u kanë bërë thirrje fermerëve dhe qytetarëve që të kenë bashkëpunim të ngushtë me shërbimet veterinare në momentin që vërejnë shenja klinike si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni apo kollitje e vazhdueshme.

“Për fermerët: Respektoni masat dhe udhëzimet e inspektorëve dhe veterinerëve zyrtarë. Mos blini kafshë nga ferma të tjera pa e ditur statusin shëndetësor të tyre”.

“Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të parandalojmë përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe të mbrojmë blegtorinë tonë”, përfundon komunikata e AUVK-ut.

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen
  • 23:16Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri
  • 22:49Artan Hoxha reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk ka polic që e jep jetën për Ramën
  • 22:49“Kryeministër që e shfrytëzon këtë kohë për ta zhvatur pronën shqiptare” Deputeti Redi Muçi
  • 22:41Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët