Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kongresisti amerikan i çon letër Kurtit: Mbështetja për Kosovën mbetet e fortë dhe dypartiake në Kongresin e ShBA’së

GD
Gazeta Demos26 dhjetor 2025 në 16:43
Kongresisti amerikan i çon letër Kurtit: Mbështetja për Kosovën mbetet e fortë dhe dypartiake në Kongresin e ShBA’së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Laëler, me të cilin ishte takuar në shtator të këtij viti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë letër, kongresisti Laëler ka thënë se mbështetja për Republikën e Kosovës mbetet e fortë dhe dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

Ai ka përmendur miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026.

“Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër, sipas ZKM’së.

“Teksa sezoni festiv po afrohet, ju shpreh urimet e mia më të mira juve dhe familjes suaj. Mezi po pres të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv në vitin e ardhshëm”.

DOKUMENT

Më shumë nga Lajme

  • 23:36“Më 17 shtator ndryshon loja politike”, Canaj për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga
  • 23:07Gashi: Kurti po bën hajgare me popullin, është i paaftë t’i formojë institucionet
  • 23:06“Temperaturat ndryshuan, pauzat përfunduan”: Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
  • 23:05Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro
  • 23:03Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë