Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kongresisti republikan Self uron Osmanin për zgjedhjet, shpreh besim të madh bipartizan në të

GD
Gazeta Demos13 shkurt 2026 në 15:26
Kongresisti republikan Self uron Osmanin për zgjedhjet, shpreh besim të madh bipartizan në të

Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresisti republikan Keith Self.

Në letër, Selfi uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, si dhe shprehu besimin e madh që ka Kongresi i ShBA-së në udhëheqjen e saj, duke i ofruar njëkohësisht mbështetje të plotë.

“Dua të nënvizoj besimin jashtëzakonisht të fortë dhe bipartizan të Kongresit të Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kongresisti Self në letrën e tij.

Ndërkaq, presidenca e konsideron këtë mesazh si rikonfirmim që “nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë normat demokratike, parimet kushtetuese dhe sundimin e ligjit, elemente thelbësore për konsolidimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar”.

“Letra po ashtu thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për objektivat strategjike dhe ekonomike afatgjata të Kosovës, me theks të veçantë në inkurajimin e anëtarësimit në NATO dhe forcimin e partneritetit euroatlantik si shtylla kyçe për stabilitet të qëndrueshëm dhe prosperitet në Ballkan, objektiva për të cilat Presidentja ka punuar përgjatë gjithë mandatit të saj”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Keith SelfVjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Ramadani: Aleanca merr përgjegjësinë kryesore në opozitëbërje
  • 17:59Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve
  • 17:26Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës
  • 17:25Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit
  • 17:2015 të lënduar te Trauma dhe QSUT nga përplasjet në protestë, mes tyre 9 protestues, 5 efektivë dhe 1 kalimtar