Glauk Konjufca, ka reaguar përsëri për takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot.

Konjufca tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës janë të forta dhe të qëndrueshme, të ndërtuara mbi mbështetjen e hershme për shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Ai theksoi se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, integrimin në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik e në fushën e mbrojtjes.