Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 21:00
Konjufca në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, në panelin “Bridging the Divide – Crafting a Transatlantic Roadmap for Tech & Economic Security”, ku diskutoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë diskutimit, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është dëshmi konkrete e suksesit të bashkëpunimit transatlantik.

Nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci që sot po lulëzon në paqe, Kosova ka shënuar përparim të vazhdueshëm falë qëndrueshmërisë së institucioneve të saj dhe partneritetit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar sulmeve terroriste në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, ai nënvizoi se, pavarësisht kërcënimeve serioze dhe përpjekjeve për destabilizim, institucionet e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar vendosmëri dhe kapacitet për t’u përballur me këto sfida, duke mbrojtur sigurinë e vendit, me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve transatlantikë.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se përvoja e Republikës së Kosovës dëshmon rezultatet konkrete të unitetit transatlantik dhe rëndësinë e ruajtjes së këtij partneriteti për sigurinë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

konjufcatransatlantikbashkëpunimit

Të ngjashme

“Pse ishte nervoz Konjufca në seancën për presidentin” ironizon Kërceli: Ndoshta ndjehu dhimbje për LDK-në

“Pse ishte nervoz Konjufca në seancën për presidentin” ironizon Kërceli: Ndoshta ndjehu dhimbje për LDK-në

19:16
Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur

Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur

15:01

Më shumë nga Lajme

  • 22:29Parashikimi i motit për të martën
  • 22:24“Kurti do detyrohet të bëjë kompromise të mëdha”, Abazi: Guri i Dhomave të Specializuara do të rëndohet
  • 22:13Shala: Pas 16 shtatorit, Kosova do të duhej të niste lobim të madh politik për ish-krerët e UÇK-së
  • 22:13Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës
  • 22:03Buja: Nga 21 qershori 1999 UÇK-ja nuk kishte armë dhe nga shtatori u transformua në TMK, si mund të pretendohet që vrau dikë