Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Shtetit të Republikës së Palaut, Gustav Aitaro.
Takimi u zhvillua në kuadër të Takimit të 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit në Koror të Palaut.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Palaut, si dhe për mundësitë e forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral.Konjufca ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e Palaut dhe organizimin e Forumit, duke vlerësuar mundësinë për të diskutuar drejtpërdrejt avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Palët diskutuan edhe për hapjen e fushave të reja të bashkëpunimit me interes të përbashkët dhe intensifikimin e kontakteve ndërinstitucionale e diplomatike.“Takimi riafirmoi vullnetin për thellimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.