Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.
Sipas njoftimit, gjatë takimit janë shkëmbyer pikëpamje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë. Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.




