Kandidatja e PSD-së, për kryetar të komunës së Prishtinës, Besa Shahini në kuadër të fushatë zgjedhore, ka folur lidhur me politikat e banimit.

“Nëse shepnzohen më shumë se 30 për qind e pagës për banim, ky konsiderohet banim i papërballueshëm. Në Prishtinë paga mesatare është 650 euro dhe rregullisht shpenzohen mbi 55 përqind e pagës për banim”

“Me politikat që ne propozojmë për banimin, më shumë banesa futen në treg si për qira, si për shitje, dhe kjo e ul çmimin e banimit”, tha Shahini.