Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konverta e PDK-së, Enver Hoxhaj: Të shtyhet, preferencat e ish-kryetarit për pasuesin, s’e çojnë partinë përpara

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 09:13
Konverta e PDK-së, Enver Hoxhaj: Të shtyhet, preferencat e ish-kryetarit për pasuesin, s’e çojnë partinë përpara

Ish-kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kërkuar që Konverta e Partisë Demokratike të Kosovës e paralajmëruar për ditën e hënë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, të shtyhet edhe rreth për një javë.

Kjo kërkesë e tij vjen pasi i njëjti beson se një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër.

Sipas tij, kjo shtyrje do t’i jepte mundësi anëtarësisë dhe delegatëve të njihen më mirë me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin.

Postimi i plotë:

Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër. Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme.

Kjo nguti nuk garanton garë cilësore, as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë. Në partitë demokratike, më shumë se një kandidaturë është mundësi për delegatët që të zgjedhin lirisht dhe ndihmon në pasurimin e platformave individuale, duke çuar në ndërtimin e një platforme të përbashkët për PDK-në.

Për një vendimmarrje kaq të rëndësishme, kërkoj që procesi zgjedhor të shtyhet, në mënyrë që gara të hapet për të gjithë dhe baza të ketë kohën e duhur për të shprehur vullnetin e saj pa presion dhe pa imponime. Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferenca për pasuesin, krijon përshtypjen e skemave të sajuara e të paragjykuara, të cilat nuk e çojnë partinë përpara.

Unë jam qartësisht kundër çdo imponimi, kundër çdo tentative për të orientuar garën dhe kundër çdo formule që shpërfill bazën dhe delegatët.

PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra; ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’i hapur rrugën ndryshimit të vërtetë.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 15:51Kurti pret ambasadorin e ri të Francës, në fokus bashkëpunimi dhe rruga evropiane
  • 15:47Arrestohen dy shqiptar në Vjenë, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria - U kapën me mbi 100 kg kanabis
  • 15:39KPK shkarkon Blerim Isufajn? Vjen reagimi i gazetarit Mehmetaj: Ju ka pengu që…
  • 15:31Brukseli planifikon “harta rrugore” për anëtarësimin e Malit të Zi e Shqipërisë, për Kosovën e të tjerat forma të “integrimit gradual”
  • 15:30Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE