Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka adresuar kritika të ashpra ndaj pushtetit aktual në Lipjan.
Ai ka folur hapur për parregullsitë në këtë komunë, ku i akuzon të lartëcekurit për korrupsion, nepotizëm e shkelje të rënda ligjore.
“Sipas qytetarëve të cilët i kam vizitu, i kam vizitu çdo fshat së paku nga 3 herë, kam vizitu çdo lagje, kam bisedu me shumë qytetarë, dhe kam parë, ende pa kandidu, e kam parë se qeverisja e Imri Ahmet-it nuk ka bërë asgjë tjetër përveç korrupsionit në shkallën më të lartë, nepotizmit dhe familjarizmit. Kur flas për korrupsionin, ka shumë afera korruptive, janë vetë raporti i Auditorit të Përgjithshëm, i cili i identifikon shumë kontrata të cilat janë me mundësi të veprës penale. Janë 41 kontrata të cilat kanë shkelje të rënda ligjore”, tha Buja.
Sipas Bujës, komuna e Lipjanit ka të punësuar shumë përkrahës të LDK-së, teksa e akuzoi partinë në pushtet edhe për shantazh.
“Pastaj kemi të bëjmë me korrupsionin tjetër, nepotizmin, sepse e gjithë administrata komunale është e mbushur me përkrahës të tij, të LDK-së. Kemi shefin e asambleistëve të LDK-së e ka emëru menaxher të maternitetit kohëve të fundit, kemi drejtorin e QKMF-së, që 13 vite pa shpallë asnjëherë konkurs e mban të njëjtin, kemi drejtorë të arsimit, krejtë janë politik. Edhe në arsim kemi shumë politizim, pra në çdo fushë të jetës është një ndërhyrje. Edhe në administratë komunale, madje, në rast se e bëjnë like rastsisht, ndonjë puntor i komunës, shantazhohet apo thirret drejtëpërdrejt nga vetë kryetari i komunës”, shtoi ai.
“Do të thotë, është një gjendje tepër e rëndë, e mos të flasim për gjendjen që është me ujësjellës në kanalizim, me investime në rrugë. Ke investime të cilat janë në rrugë private…”, deklaroi Buja në T7.