Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 17:15
Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama

Liderët dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare do të mblidhen pasnesër në Miloçer dhe Shën Stefan të Budvës, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Sipas listës së publikuar nga Qeveria e Malit të Zi, në mesin e pjesëmarrësve do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Kosovapress.

Në samit do të marrë pjesë edhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten, ku krahas pjesëmarrjes në samit do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve malazeze dhe rajonale.

Sipas njoftimit të KE-së, Kos do të takohet të mërkurën me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për të diskutuar përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të enjten, Kos do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, ku në fokus do të jenë bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mediat malazeze raportojnë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Kosin për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në kuadër të samitit, ajo do të takohet edhe me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot, për të diskutuar investimet dhe mbështetjen për zhvillimin rajonal dhe integrimin evropian.

Sipas listës së publikuar nga Qeveria e Malit të Zi, në mesin e pjesëmarrësve janë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të rajonit dhe institucioneve ndërkombëtare

kuadërprocesitberlinit

Të ngjashme

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

15:12

Më shumë nga Lajme

  • 18:24Konjufca përfaqëson Kosovën sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
  • 18:21Prokuroria Speciale lehtëson procedurën e regjistrimit të lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare
  • 18:04Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten
  • 17:44Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen
  • 17:29Deputeti gjerman mbështet protestën: Studentët kërkojnë fundin e korrupsionit