Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kosova bëhet anëtare me të drejta të plota në ERRA

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 15:38
Kosova bëhet anëtare me të drejta të plota në ERRA

Në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë (Energy Regulators Regional Association (ERRA)), e mbajtur më 28 prill 2026 në Bratislavë të Sllovakisë, Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare të rëndësishme të sektorit të energjisë. Kosova, e cila më parë kishte statusin e anëtares së asociuar në ERRA, tashmë është pranuar me të drejta të plota, duke përfshirë të drejtën e votës dhe pjesëmarrje më aktive në vendimmarrje dhe politikat rregullatore rajonale e ndërkombëtare.

“Anëtarësimi me të drejta të plota përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale, duke mundësuar pjesëmarrje të plotë në proceset vendimmarrëse, përfshirë të drejtën e votës, si dhe një rol më të fuqishëm në zhvillimin dhe avancimin e praktikave rregullatore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar”.

Sipas Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ky është një hap i rëndësishëm institucional që dëshmon përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në sektorin e energjisë dhe forcimin e rolit të saj në bashkëpunimet profesionale ndërkombëtare.

“Ky zhvillim dëshmon përkushtimin e qëndrueshëm dhe angazhimin aktiv të ZRRE-së në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të rregullimit të sektorit energjetik, si dhe kontributin e vazhdueshëm të ekspertëve të saj në forumet profesionale dhe iniciativat bashkëpunuese të ERRA-s”, thuhet në komunikatë.

ERRA

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Krasniqi merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor: Një mundësi e mirë për dialog
  • 11:21Mblidhet Qeveria e Kosovës
  • 11:19E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori i njohur, vuante nga një sëmundje e rëndë
  • 11:07Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë
  • 10:59Bajrami kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove