Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kosova i takon NATO-s”, Hoxhaj i falënderon kongresistët amerikanë për rezolutën

GD
Gazeta Demos30 prill 2026 në 22:06
“Kosova i takon NATO-s”, Hoxhaj i falënderon kongresistët amerikanë për rezolutën

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur rezolutën e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e cila mbështet integrimin e Kosovës në NATO.

Në një reagim publik, Hoxhaj e cilësoi këtë zhvillim si një sinjal të qartë politik nga Uashingtoni për orientimin strategjik të Kosovës.

“Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Kosovës është në aleancën euroatlantike,” u shpreh Hoxhaj.

Ai theksoi se vendi ka humbur kohë të çmuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke kritikuar mungesën e vullnetit politik në vitet e fundit.

“Cilado qeveri që do të kishte qenë në udhëheqje në këto 6 vitet e fundit, sot Kosova do të ishte anëtare e NATO-s,” deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, prioriteti kryesor i institucioneve të reja duhet të jetë integrimi në aleancën veri-atlantike.

“Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut anëtarësimin në NATO,” përfundoi Hoxhaj.

Rezoluta e propozuar në Kongresin amerikan synon të rrisë mbështetjen politike për përfshirjen e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke reflektuar një angazhim të vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 17:27Hamza i përgjigjet Kurtit për “ofertën shtesë” me Bekim Sejdiun
  • 17:18Hamza: Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë konsistent
  • 16:53Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat
  • 16:53Avokati i PDK-së i reagon Kurtit: S’ekziston detyrimi që të pritet 72 orë për Projektligjin për Specialen
  • 16:47Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Haxhiut për sqarime lidhur me kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit