Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 20:49
Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së

Krerët institucionalë të Kosovës dhe njohësit e integrimit evropian po kërkojnë nga Bashkimi Evropian që të zhbllokojë procesin e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Katër vjet pas dorëzimit të aplikimit, Këshilli i BE-së ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit, si hap i parë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.

Kosova aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian e dorëzoi më 15 dhjetor 2022. Megjithatë, procesi nuk ka avancuar, pasi Këshilli i BE-së ende nuk ka kërkuar nga Komisioni Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës. Ky proces përfshin edhe plotësimin e pyetësorit nga institucionet e vendit.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, në takimin e Procesit Brdo-Brijuni në Ohër, kërkoi që integrimi evropian të mos jetë selektiv dhe që të gjitha vendet të trajtohen sipas kritereve të njëjta.

Ajo kritikoi edhe përjashtimin e Kosovës nga Forumi i Zgjerimit të BE-së, i mbajtur më 16 nëntor në Bruksel, duke theksuar se Kosova nuk kërkon privilegj, por barazi dhe trajtim të drejtë.

Edhe kryeministri Albin Kurti, në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mos e zvarrisë më tej procesin e integrimit të Kosovës.

Mungesën e përparimit në këtë proces, njohësit e zhvillimeve politike e lidhin me mungesën e një qëndrimi të përbashkët brenda Bashkimit Evropian.

Politologu Melazim Koci vlerëson se qasja e BE-së ndaj Kosovës është diskriminuese dhe se argumentet e përdorura për mosavancimin e procesit nuk janë të qëndrueshme.

“Dhënia e statusit kandidat është vetëm hapi i parë, është një hap simbolik drejt një rruge tepër të gjatë. Qasja e BE-së është diskriminuese, nëse do të kishim të bënim me anëtarësim. Justifikimi i BE-së me pesë vendet mosnjohëse po ashtu nuk qëndron, sepse nuk kemi të bëjmë me anëtarësim, por vetëm me hapin e parë. Nuk qëndron as argumenti se nuk ka progres në dialog”, ka thënë Koci.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si Bashkimi Evropian po e trajton procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për dialog duhen dy palë dhe kjo situatë që e ka krijuar Bashkimi Evropian është sinjal për Serbinë se në këtë formë Kosovën mund ta mbajë të bllokuar me vite, për të mos thënë me dekada. Kjo është e kundërta e asaj që ata pretendojnë. Është kontribut për destabilizimin e Ballkanit. Prandaj, e them pa hezitim se është qasje diskriminuese dhe e padrejtë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Koci.

Ndërkaq, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë se avancimi i Kosovës drejt statusit të vendit kandidat mbetet pjesë e angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

Sipas kësaj ministrie, përmes misioneve diplomatike dhe kontakteve dypalëshe e shumëpalëshe, po punohet për sigurimin e mbështetjes së shteteve anëtare të BE-së për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës.

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë reformat, por vendimmarrja për hapin e radhës tashmë varet nga vullneti politik i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kur është fjala për reformat, Kosova duhet të vazhdojë të punojë në reforma, sepse në fund të ditës ato ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit. Sa i përket aspektit politik, besoj që qeveria s’mund të bëjë më shumë. Pra, e ka dorëzuar aplikacionin dhe kjo tashmë varet ekskluzivisht nga vendet e BE-së, sa ato janë të gatshme. Kërkohet një diskutim më i thellë në Union dhe, për fat të keq, ka një diskriminim të skajshëm kur flitet për Kosovën. Nuk ka qëndrim të unifikuar brenda BE-së se çfarë duhet të bëjnë me Kosovën. Prandaj ata po na bartin, sa për ta dhënë një fotografi se Kosova do të jetë pjesë e BE-së, por me Traktatin e BE-së që aktualisht funksionon, Kosova e ka të pamundur të bëhet pjesë e saj”, ka thënë Arifi për RTK.

Në pritje të një vendimi nga Këshilli i BE-së, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë gjatë muajit dhjetor. Më herët, ajo e ka vlerësuar formimin e institucioneve të reja të vendit si mundësi për t’i dhënë shtysë të re procesit të integrimit evropian.

evropianbe-sëkosovës

Të ngjashme

Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e humbur besimin

Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e humbur besimin

18:29
Osmani nderon kujtimin e doktor Adem Ademit: Kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës

Osmani nderon kujtimin e doktor Adem Ademit: Kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës

12:12
Filharmonia dhe Opera e Kosovës, bashkë për 28 Nëntorin

Filharmonia dhe Opera e Kosovës, bashkë për 28 Nëntorin

07:52
Prekazi bashkoi shqiptarët nga të gjitha viset në nderim të familjes Jashari

Prekazi bashkoi shqiptarët nga të gjitha viset në nderim të familjes Jashari

20:33

Më shumë nga Lajme

  • 20:39Veriu i Shqipërisë: Rrugët e kalueshme, probleme me rrymën
  • 20:26Vështirësohet qarkullimi në këtë pikë kufitare
  • 20:25Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën pas një mosmarrëveshjeje
  • 20:09Kandidati për president të Serbisë e quan Kosovën territor të okupuar, Despot paralajmëron për vazhdimësinë e politikës nacionaliste serbe
  • 20:05Tiranë: Një protestues tërhiqet zvarrë nga policia