Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 18:30
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë

Republika e Kosovës ka marrë Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë gjatë mbajtjes së takimit të 24-të të këtij Këshilli, duke u vendosur në qendër të vendimmarrjes rajonale për politikat energjetike.

Me këtë rast, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vlerësuar marrjen e presidencës si një përgjegjësi të rëndësishme institucionale dhe një mundësi për të avancuar agjendën reformuese në kuadër të Komunitetit të Energjisë. Ajo theksoi se, duke filluar nga viti 2026, Kosova do të ushtrojë udhëheqjen politike të procesit vendimmarrës në këtë forum ndërkombëtar.

“Për ne, prioritet do të jetë, sigurisht që të shtyjmë reformat e nisur në kuadër të këtij forumi ndërkombëtar, mirëpo me kujdes të veçantë për sigurinë energjetike dhe përballueshmërinë e çmimeve për Kosovën dhe për vendet e tjera të Komunitetit”, ka thënë ajo në një lidhje direkte nga Viena për RTK Live.

Në kuadër të këtij takimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar rastin ndaj Serbisë për bllokimin e interkoneksionit energjetik me Republikën e Kosovës.

“Ky bllokim, i cili ka vazhduar për më shumë se pesë vjet, ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta negative në funksionimin e sistemit energjetik të Kosovës, duke rritur ngarkesën e rrjetit dhe kostot e transmisionit përmes linjave alternative me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Shqipërisë”, tha tutje ministrja.

Si rezultat, Serbia obligohet që të mundësojë shfrytëzimin e kësaj linje për tregti ndërkufitare të energjisë elektrike, më së largu deri më 1 korrik 2026. Kjo pritet të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë energjetike, uljen e kostove të kapaciteteve ndërkufitare dhe, rrjedhimisht, në stabilizimin e tarifave për konsumatorët.

Gjatë takimit, ministrat e vendeve anëtare kanë diskutuar gjithashtu çështje me rëndësi strategjike për sektorin e energjisë, përfshirë sigurinë energjetike, integrimin e tregut rajonal dhe zhvillimet e fundit në kuadër të Komunitetit të Energjisë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të bashkëpunimit dhe funksionimit të tregut të lirë të energjisë.

ke

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë