Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Kosova në NATO’, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 15:18
‘Kosova në NATO’, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

Rezoluta e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikanë nga ligjvënësit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler në mbështetje të bashkimit të Kosovës me NATO-n, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat evidentojnë sidomos faktin që dokumenti i bën thirrje katër vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën të rishikojnë pozicionin e tyre.

Vendet në fjalë janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Argument ii paraqitur nga kongresmentët në fjalë është se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën e saj drejt integrimit në aleancën ushtarake.

Sipas tekstin, mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh të NATO-s vazhdon të kufizojë përparimin e Kosovës, pavarësisht orientimit të saj strategjik me vendet e NATO-s dhe angazhimit të saj për stabilitet rajonal. Kongresmeni Keith në mënyrë të vecantë insistoi se Kosova ka treguar një “angazhim të qartë për stabilitetin rajonal dhe orientim strategjik me vendet e NATO-s,” por shtoi se përparimi i saj drejt anëtarësimit po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh.

“Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të realizueshme drejt anëtarësimit,” ishte komenti i tij. Më herët, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, FDD, theksoi se rezoluta me mbështetje dypartiake, përbën një sinjal të fuqishëm politik dhe përcjell mesazhin se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Ballkanin një çështje strategjike të papërfunduar dhe se nuk është koha për të tërhequr apo kufizuar angazhimet ushtarake në rajon./TCH/

Më shumë nga Lajme

  • 23:58Tornadoja “shkund” Italinë, rreth 40 persona të lënduar
  • 23:50Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
  • 23:41Presidenti i Iranit: Të gatshëm ta rihapim Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja përmbush kushtet
  • 23:23Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
  • 23:18Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës