Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 09:36
Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake, AM General.

Lajmin e bëri të ditur vetë Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje”, ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar se me këtë blerje, Forca e Sigurisë së Kosovës po kalon në një fazë tjetër të zhvillimit.

“Atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta”.

Mqedonci theksoi se kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne.

“Të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”.

ejup maqedonciFSK

Më shumë nga Lajme

  • 08:52Plagosja në Kolovicë të Prishtinës, policia jep detaje
  • 08:43Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi
  • 08:30Në ceremoninë përmbyllëse të “DokuFEST”, kryeministri në detyrë Kurti ndau çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare
  • 08:25Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 08:24Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës