Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova përfshihet në sistemin e ri të pagesave të menjëhershme për Ballkanin Perëndimor

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 17:58
Kosova përfshihet në sistemin e ri të pagesave të menjëhershme për Ballkanin Perëndimor

Kosova do të jetë pjesë e sistemit të ri të pagesave të menjëhershme për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes projektit TIPS Clone, të zhvilluar me propozimin e Bankës së Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë, në një komunikatë lidhur me pjesëmarrjen e ministrit Antonio Tajani në Samitin e Procesit të Berlinit, të mbajtur në Budva të Malit të Zi.

Sipas komunikatës, projekti TIPS Clone synon të lehtësojë shkëmbimet ekonomike, të ulë kostot e transaksioneve dhe të mundësojë integrimin gradual të vendeve të rajonit në infrastrukturën financiare evropiane.

Sistemi bazohet në modelin evropian TIPS, i cili mundëson kryerjen e pagesave të menjëhershme 24 orë në ditë, gjatë të gjitha ditëve të vitit.

Përveç Kosovës, në këtë projekt përfshihen edhe Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Inaugurimi zyrtar i projektit është paraparë të mbahet më 23 nëntor në Romë, në praninë e guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve pjesëmarrëse.

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka vlerësuar se kjo nismë përbën një rezultat konkret të angazhimit të Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së perspektivës evropiane të rajonit.

Sipas tij, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përbën një investim strategjik për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe të gjithë kontinentit.

Komunikata:

Ministri Tajani në Samitin e Procesit të Berlinit: Njoftohet përfundimi i projektit italian për pagesat e menjëhershme në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit, ku u mblodhën krerët e shteteve dhe qeverive, në Budva të Malit të Zi, në përfaqësim të kryeministres Giorgia Meloni.

Ministri Tajani njoftoi për përfundimin e projektit TIPS Clone, një sistem i ri i pagesave të menjëhershme i projektuar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nisma, e zhvilluar me propozimin e Bankës së Italisë, bazohet në modelin e sistemit evropian TIPS, i cili mundëson kryerjen e pagesave të menjëhershme 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

Projekti do të ndihmojë në lehtësimin e shkëmbimeve ekonomike, uljen e kostove të transaksioneve dhe promovimin e integrimit gradual të rajonit në infrastrukturën financiare evropiane. Në të përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Projekti do të inaugurohet zyrtarisht më 23 nëntor në Romë, në praninë e guvernatorëve të bankave qendrore përkatëse.

Ky projekt përfaqëson një rezultat konkret të angazhimit afatgjatë të Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe dëshmon se mbështetja për perspektivën evropiane të rajonit është një përparësi strategjike e politikës së jashtme italiane, ku përfshihen institucione të ndryshme kombëtare.

Ministri Tajani ritheksoi se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përfaqëson një investim strategjik në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe të gjithë kontinentit./

perëndimorpagesavemenjëhershme

Më shumë nga Lajme

  • 15:37Ekzekutohen subvencionet për fermerët, publikohen listat e përfituesve
  • 15:30Bie çmimi i arit, i afrohet nivelit më të ulët në gati tre muaj
  • 15:28Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë
  • 15:17Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj
  • 15:16Mashtrimi me tenderin 500 mijë eurosh në shëndetësi, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave