Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën shkaku i veprimeve të Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova po i kalon ditët më të ërrëta në historinë e vetë.

Haradinaj i ka ftuar partitë të reflektojnë për këtë situatë.

“Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar Haradinaj.