Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova siguron 60 milionë euro për Fshatin Olimpik të ‘Prishtina 2030’

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 11:45
Kosova siguron 60 milionë euro për Fshatin Olimpik të ‘Prishtina 2030’

Kosova ka siguruar një kredi në vlerë prej 60 milionë eurosh për renovimin e kompleksit të banimit të studentëve, i cili do të shërbejë si Fshati Olimpik gjatë Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.

Haddad ka deklaruar se marrëveshja për kredinë tashmë është nënshkruar dhe se projekti do të përfshijë jo vetëm rinovimin e hapësirave të banimit, por edhe investime në objektet sportive dhe shkollat përreth Qendrës Studentore.

“Sapo kemi nënshkruar një kredi prej 60 milionë eurosh për rinovimin e kompleksit të banimit të studentëve, i cili do të shërbejë si Fshati Olimpik për Lojërat Mesdhetare. Ky projekt do të sjellë përfitime shumë përtej organizimit të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030”, ka deklaruar Haddad.

Ndërkaq, Glauk Konjufca ka vlerësuar mbështetjen e Francës për Kosovën, duke theksuar se ndihma për Lojërat Mesdhetare përfaqëson më shumë sesa një mbështetje teknike.

“Sot zhvilluam një takim të frytshëm ku diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë dhe zhvillimet në rajon. Mbështetja e Francës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 është shprehje e besimit në potencialin dhe të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” pritet të jenë ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Në këtë garë pritet të marrin pjesë mijëra sportistë nga vendet e rajonit të Mesdheut.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës