Zyrtarët doganorë të Zyrës Doganore Kufitare Karasoviçi kanë parandaluar tentativën për futjen e paligjshme të 43 orëve të dorës në territorin e Bashkimit Evropian.
Sipas mediave kroate, automjeti në të cilin u gjetën orët drejtohej nga një shtetas i Kosovës, i cili kishte leje qëndrimi në Kroaci.
“Gjatë zbatimit të masave të shtuara të kontrollit doganor në trafikun e udhëtarëve, në hyrje të territorit doganor të Bashkimit Evropian është kontrolluar një automjet me targa kroate, të cilin e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës me leje qëndrimi në Republikën e Kroacisë”.
Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë zbuluan në një valixhe udhëtimi, të vendosur në ulësen e pasme të automjetit, 43 orë të dorës të padeklaruara dhe të markave të ndryshme.
“Gjatë kontrollit të automjetit, në një valixhe udhëtimi në ulësen e pasme janë gjetur 43 orë të dorës të padeklaruara, të markave të ndryshme”, njoftoi Administrata Doganore e Kroacisë.

