Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosovari që e çoi dërgesen me armë në autobusin e ndaluar në Hungari përfundoi në pranga

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 16:22
Kosovari që e çoi dërgesen me armë në autobusin e ndaluar në Hungari përfundoi në pranga

Një tjetër autobus nga Kosova u ndalua nga autoritet hungareze, ndërsa mediat atje bënë të ditur se brenda një dërgese u gjetën armë dhe një zmadhues i zërit.

Klankosova.tv ka kontaktuar me linjën e autobusit, Meti Comerc, nga ku u bë e ditur se dërgesa kishte ardhur nga një shtetas i Kosovës, 24-vjeçar.

“Janë katër autobusë brenda një jave. Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëv në Prishtinë, rreth orës 05:30 e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës. Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar më 3 korrik”, bëri të ditur menaxheri i kompanisë

Derisa dje Klankosova.tv ka raportuar lidhur me një rast në Hungari ku e përfshirë ishte kompania “Pranvera Travel”.

Lidhur me këto raste, ka dyshime se kjo po bëhet në mënyrë të organizuar.

Për këto zhvillime është në dijeni edhe Policia e Kosovës.

Organet e rendit konfirmuan se tashmë është arrestuar një person.

“Lidhur me rastin që jeni interesuar, me datë 04.07.2026, në ‘Raportin ditor të PK-së’, ka qenë rasti i publikuar me të dhëna rreth tij. Veprimet e policisë rreth rastit kanë qenë: arrestimi i të dyshuarit, kontrollimi i shtëpisë së tij dhe dërgimi në mbajtje i të dyshuarit më aktvendim nga prokurori kujdestar”, thuhet në përgjigjen e policisë

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 10:52I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, prokuroria kërkon paraburgim
  • 10:51100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë
  • 10:28Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi