Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kosto e papërballueshme” – kutitë e votimit ‘gëlltisin’ miliona euro

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 18:17
“Kosto e papërballueshme” – kutitë e votimit ‘gëlltisin’ miliona euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar një buxhet prej 10,887,186 eurosh për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti.

Ky buxhet, i cili i shtohet shpenzimeve të katër palë proceseve zgjedhore të tjera të mbajtura brenda një periudhe rreth 1 vjeçare ka ngritur shqetësime për barrën financiare që ka kjo praktikë zgjedhore për vendin.

Për periudhën 18-mujore, Kosova ka shpenzuar 23.9 milionë euro për katër procese elektorale, ndërkohë që për zgjedhjet e qershorit janë parashikuar afro 11 milionë euro shtesë. Në total, shpenzimet bashkë me buxhetin për votimet e parakohshme të qershorit, harxhimet e kalojnë vlerën e 34 milionëshit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, buxheti i paraparë ishte 8.7 milionë euro, ndërsa shpenzimet arritën deri në rreth 7.1 milionë euro.

Një pjesë e këtyre mjeteve është përdorur gjatë vitit 2024, ndërsa pjesa tjetër në fillim të vitit 2025.

Kurse, sa i përket zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, përfshirë edhe balotazhin e 9 nëntorit, Elezi bëri të ditur se fondi i planifikuar ishte mbi 10.5 milionë euro, ndërsa shpenzimet iu afruan shifrës së afro 8.8 milionë eurove, raporton Klankosova.tv.

Sakaq, zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 kanë pasur një buxhet të miratuar prej 11.5 milionë eurosh, prej të cilave janë shpenzuar rreth 7.4 milionë euro, sipas shifrave ende jo përfundimtare.

“Buxheti i planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, është në vlerën e 11.5 milionë Euro. Sipas raporteve të deritashme, jo-përfundimtare, shuma e shpenzuar është rreth 7.4 milionë Euro”, theksoi Elezi.

Lidhur me këtë nivel shpenzimesh, ka folur për Klankosova.tv, ekonomisti Safet Gërxhaliu, i cili e cilësoi këtë barrë financiare si të papërballueshme për vendin.

“Besoj se edhe shtete më të zhvilluara ekonomikisht, qoftë në rajon, qoftë në Evropë, nuk munden të përballojnë një kosto të tillë. Kosova ka nevojë për investime të shumta në infrastrukturë, në standardin e mirëqenies së jetesës qytetare, prandaj ky luks vërtet e ka një kosto të papërballueshme dhe është duke e dëmtuar çdo ditë e më tepër realitetin në Kosovë”, tha ai.

Sipas Gërxhaliut, vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe fokus në zhvillim ekonomik, e jo sipas tij, për cikle të shpeshta zgjedhore.

“Është koha kur Kosova duhet vërtet të ketë stabilitet politik, të ketë fokus zhvillimin ekonomik, dhe jo të eksperimentohet me shtetin në këtë mënyrë. Sepse në fund të fundit, nëse nuk ndryshon mentaliteti me zgjedhje, nuk mund të stabilizohet shteti. Është koha për një performim në interes të shtetit, dhe jo gjithmonë lufta për pushtet të jetë determinuese në të gjitha proceset në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 13:12Rama: Sulmet ndaj Jupollit shpërfaqin aparaturën propagandistike të organizuar dhe financuar nga strukturat e VV-së
  • 12:47Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York
  • 12:39Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë
  • 12:10Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt
  • 11:36“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen