Kandidatët e partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi, nuk janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo pasi dy anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër certifikimit të tyre, ndërsa gjashtë të tjerë abstenuan.
Kjo edhe përkundër se Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, në mbledhjen e sotme rekomandoi certifikimin e kandidatëve të kësaj partie, pasi tha se asnjëri prej tyre nuk bie ndesh me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Lidhur me këtë, Zyra i rekomandon KQZ-së që të certifikojë listën me 33 kandidatë të subjektit politik, Lista Serbe”, tha
Pas tij, fjalën e mori anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, i cili tha se është kundër certifikimit të tyre.
“Për të gjitha ato që janë sqaruar edhe me herët, unë, besoj që edhe kolegu im, jam kundër certifikimit të Listës Serbe, bashkë me kandidatët e tyre”, tha Kurteshi.
