Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ del me përditësim: 24 komuna përfundojnë verfikimin dhe numërimin

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 13:15
KQZ del me përditësim: 24 komuna përfundojnë verfikimin dhe numërimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot deri në orën 10:00 aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë përmbyllë në 24 komuna, në Han të Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri.

Po ashti, KQZ tha se deri në këtë orë janë verifikuar 1903 vendvotime të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe 1882 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale.

Njoftimi i plotë nga KQZ:

Njoftim nga aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit

Deri në orën 10:00 të së premtes, janë verifikuar:

1,903 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave

1,882 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale

Po ashtu, nga po këto 1,882 vendvotime, janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.

Nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,785.

Deri tani (e premte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 24 komuna:

Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri.

Në QKN zhvillohen 3 aktivitete kryesore:

• Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave

• Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

• Numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale

Rezultatet po publikohen në platformën e KQZ-së

https://resultslocal2025.kqz-ks.org

Rezultatet nga QKN-të po prezantohen vendvotim pas vendvotimi.

KQZzgjedhjet lokale

Më shumë nga Lajme

  • 13:12Ministra e deputetë njëkohësisht, GLPS shpreh shqetësim për heshjten e Qeverisë në detyrë
  • 12:55PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
  • 12:45E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
  • 12:31152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 binjakë
  • 12:30Deliu-Kodra, Kurtit: Nuk ke mandat ta mbash shtetin peng